Saturday, September 26, 2009

Epshi

A ka gjë më të shumtuar se sa ti bësh shirk Allahut të madhëruar ,a ka gjë më të keqe se të heq dorë Allahu nga robi I tij…?
Allahu në Kur’an thotë:E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta, e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S'ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar. (Kasas): 50
Gjithkush mund të humbas lehtë një ndihmëtar të tij por e vështirë është që ta gjejë atë përsëri.o vllezër ygjidhni mes humbjes dhe fitores..
Allahu në Kur’an thotë: Jo (ata nuk kanë fakt), por ata që i bënë të padrejtë vetes, pa ndonjë fakt të dijes, shkuan pas dëshirave të epshit të vet. Po kush mund ta vërë në rrugë të drejtë atë që All-llahu e ka lënë të humbur, e ata nuk do të kenë ndihmëtarë. (Rum): 29
Ne që jemi muslimana do ti sundojmë ata që na vrasin apo do lëmë veten të jemë nxënës të tyre.
Për këtë Allahu në Kur’an iu drejtua Davudit a.s:
O Davud: "Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, e ti pra gjyko me drejtësi mes njerëzve, e mos shko pas dëshirave se ato të shmangin prej rrugës së All-llahut. Ata që largohen prej rrugës së All-llahut i pret dënim i rëndë për shkak se e harruan ditën e përgjegjësisë".(Sad): 26
Pa mar parasysh disa gjëra ne jemi ata që vendosim se cilën rrugë do zgjedhim por duhet ditur se ku jemi nisur…
Ne e dime që të gjithë vrapojnë pas kënaqësis por ajo mund të jetë e hidhur ndonjëher.
Për këtë Allahu në Kur’an thotë : Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek All-llahu është e ardhmja më e mirë. (Ali Imran): 14
Si pjesë shkatrruese e imanit është edhe të dhënurit pas zinasë ,gjë kjo nuk pëlqehet për një musliman .
Për këtë Allahu në Kur’an thotë:Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therrurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therrurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar). Gratë e ndershme besimtare dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush, kur atyre u jepni pjesën e caktuar të kurorës, por duke pasur për qëllim martesën, e jo imoralitetin dhe jo si dashnore ilegale. E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve. (Maide): 5
Allahu në Kur’an nuk I le anash as ata të cilët nuk kanë mundësi martese dhe I thërret të përmbahen ku thotë :E ata që nuk kanë mundësi martese, le të përmbahen derisa All-llahu t'i begatojë me të mirat e veta. E ata që i keni në pronësinë tuaj dhe kërkojnë prej jush t'i lironi në bazë të kompensimit, atëherë ua bëni këtë të mundshme me marrëveshje, nëse e dini se janë të besueshëm dhe jepuni nga pasuria që ua ka dhënë All-llahu juve. Mos i detyroni robëreshat tuaja të bëjnë imoralitet, e për shkak të ndonjë fitimi të kësaj bote, derisa ato dëshirojnë të jenë të pastra. E kush i detyron me dhunë të bëjnë atë, All-llahu i falë ato pas atij detyrimi. All-llahu falë dhe është mëshirues. (Nur): 33
Zotohu para Zotit tënd.
Thuaj: "Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t'i mvishni All-llahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti, dhe ndaloi të thoni për All-llahun atë që nuk e dini se është e vërtetë. (A'raf): 33
Allahu tregon edhe për ata që nuk embajnë fjalën për të cilët thotë:E ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën All-llahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur, bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq. (Rra'd): 25
Allahu na largoftë nga zinaja dhe amoraliteti.

Shkroi:Ilir Saliu,Kumanovë

No comments:

Post a Comment