Saturday, November 7, 2009

Poezi moj poezi

Ah poezi moj poezi ku të lash stë gjeta ty,
Atje u mplaka që në rini kur stë gjeta ty poezi,
Atje ku deti valë ndriconte ,
Atje ku djelli në mëngjes perëndonte,
Atje ku askush ty stë njeh,
Atje ku të gjithë po të kërkojmë strehë.
Poezi moj poezi.
A thua do më kërkosh?
A thua kur do më takosh?
A thua do kapësh lapsin të më shkrush,
Për kujtim një letër tma ruash.
Poezi moj poezi...
Kush të kërkoj e tha stë gjeti,
Le të thojë mjer unë i shkreti,
Le të mallkoj vetën se stë pa ty ,
Poezi moj poezi.
Me nam po të presim të shohim ty ,
Me mall do të përshëndesim kur do na lësh ti,
Poezi moj poezi...

Shkroi:Ilir SALIU,Kuamnovë

Zgjedhja e shokëve



A thua po të mos ishte shoqëria ?
A thua a do mund të jetonim pa të?
Padyshim se shoqëria është rrugë e cila shpie nga e keqja dhe nga e mira për këtë Allahu në Kur’an porosit dhe thotë: O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejta kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në gjoksat tyre është edhe më e madhe. Ne pra, ua kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni.Besimtarët të mos i miqësojnë mosbesimtarët, e t'i lënë manash besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjë, përveç nëse është për qëllim ruajtja prej të keqes së tyre. All-llahu ua tërheq vërejtjen me dënim prej Tij, pse vetëm tek All-llahu është e ardhmja. (Ali Imran): 118,28.
Sigurisht se shoqëria më e mirë është ajo fetare e cila të mbron nga devijimi dhe jo ajo e devijuar nga besimi ec ila të shpie drejt humbjes .
Për këtë Allahu xh.sh thotë :
O ju që besuat, mos i zini miq jobesimtarët e t'i lini manash besimtarët! A doni t'i sillni All-llahut argument të qartë kundër vetës! (Nisa): 144
O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.
Mik (i afërt) juaji është vetëm All-llahu, është i dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin dhe japin zeqatin duke bërë rukuë (duke qenë respektues).
E kush ka për mik All-llahun, të dërguarin e Tij dhe ata që besuan, s'ka dyshim se ana (pala-krahu) e All-llahut është ngadhënjyese.
O ju që besuat! Mos i merrni për miq ata të cilëve u është dhënë libri para jush edhe as jobesimtarët që me fenë tuaj tallen dhe luajnë. Kini dro All-llahun po qe se jeni besimtarë.
Edhe thirrjen (ezanin) tuaj për namaz ata e marrin për tallje e lojë. Me këtë vërtetojnë se janë popull që nuk kupton. (Maide): 51,55-58
Sigurisht se besimtarët dallojnë nga jobesimtarët dhe ata ndalojnë nga e keqja .
Sigurisht se në një vend të huaj nuk e keni shoqërinë e atdheut prej nga shkuat por atje mund ta gjeni shoqërinë e duhur por lrgohuni se mund të kapeni për shoqërin e devijuar.
Allahu xh.sh. në Kur’an thotë:
O ju që besuat, nëse keni dalë (prej vendlindjes) për hir të luftës për rrugën Time, duke kërkuar kënaqësinë Time ndaj jush, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan të vërtetën që u erdhi juve. Ata e dëbojnë të dërguarin dhe ju, sepse i besoni All-llahut, Zotit tuaj, e ju fshehurazi u ofroni miqësi, po Unë më së miri e di atë që e keni fshehur dhe atë që e keni publikuar. Ai që punon ashtu nga pala juaj, ai e ka humbur rrugën e drejtë.
Pritet që All-llahu të verë miqësi ndërmjet jush dhe atyre që kishit armiqësi, All-llahu është i fuqishëm, All-llahu falë mëkatet, është mëshirues.
All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë.
All-llahu ua ndalon t'u afroheni vetëm atyre që ju luftuan për shkak të fesë, që ju nxorën prej shtëpive tuaja dhe që ndihmuan dëbimin tuaj; ju ndalon të miqësoheni me ta. Kush miqësohet me ta, të tillët janë dëmtues të vetvetes. (Mumtehinet): 1,7-9.
Shkroi:Ilir SALIU,Kumanovë

Saturday, September 26, 2009

Shkove ike nuk kthehesh ma

Koha ime ti ike pa më treguar,
Më plagose duke u zemëruar ,
Më vrave duke u harxhuar .
Ku mund të gjej ty duke të kërkuar?
Ike larg e më u shterre,
As përgjigje mua smë ktheve,
As sma kujtove të të shfrytzoja,
Por më vrave kur unë jetoja,
Do të gjeja ku do ishe strukur,
Po ta dija se je aq e bukur,
Po ta dija se si shkëlqen,
Po ta dija se më smë vjen.
Ti ishe në sipërfaqe,
Por unë stë shihja,
Ti jetoje kur unë flija,
Ti gjurmoje kur unë zdija,
Do të gjeja po të vija.
Sdo të fleja për të qarë,
Në mes të territ ty për të parë,
Për të lozur si dy fëmijë,
Po nuk jemi më aty...
Më bërtisje kur unë flija,
Më shushurisje kur unë s’ndija.
Për të zgjuar për të të parë ,
Por më sje ku ishe më parë...

Shkroi:Ilir SALIU,Kumanovë

Epshi

A ka gjë më të shumtuar se sa ti bësh shirk Allahut të madhëruar ,a ka gjë më të keqe se të heq dorë Allahu nga robi I tij…?
Allahu në Kur’an thotë:E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta, e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S'ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar. (Kasas): 50
Gjithkush mund të humbas lehtë një ndihmëtar të tij por e vështirë është që ta gjejë atë përsëri.o vllezër ygjidhni mes humbjes dhe fitores..
Allahu në Kur’an thotë: Jo (ata nuk kanë fakt), por ata që i bënë të padrejtë vetes, pa ndonjë fakt të dijes, shkuan pas dëshirave të epshit të vet. Po kush mund ta vërë në rrugë të drejtë atë që All-llahu e ka lënë të humbur, e ata nuk do të kenë ndihmëtarë. (Rum): 29
Ne që jemi muslimana do ti sundojmë ata që na vrasin apo do lëmë veten të jemë nxënës të tyre.
Për këtë Allahu në Kur’an iu drejtua Davudit a.s:
O Davud: "Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, e ti pra gjyko me drejtësi mes njerëzve, e mos shko pas dëshirave se ato të shmangin prej rrugës së All-llahut. Ata që largohen prej rrugës së All-llahut i pret dënim i rëndë për shkak se e harruan ditën e përgjegjësisë".(Sad): 26
Pa mar parasysh disa gjëra ne jemi ata që vendosim se cilën rrugë do zgjedhim por duhet ditur se ku jemi nisur…
Ne e dime që të gjithë vrapojnë pas kënaqësis por ajo mund të jetë e hidhur ndonjëher.
Për këtë Allahu në Kur’an thotë : Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek All-llahu është e ardhmja më e mirë. (Ali Imran): 14
Si pjesë shkatrruese e imanit është edhe të dhënurit pas zinasë ,gjë kjo nuk pëlqehet për një musliman .
Për këtë Allahu në Kur’an thotë:Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therrurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therrurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar). Gratë e ndershme besimtare dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush, kur atyre u jepni pjesën e caktuar të kurorës, por duke pasur për qëllim martesën, e jo imoralitetin dhe jo si dashnore ilegale. E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve. (Maide): 5
Allahu në Kur’an nuk I le anash as ata të cilët nuk kanë mundësi martese dhe I thërret të përmbahen ku thotë :E ata që nuk kanë mundësi martese, le të përmbahen derisa All-llahu t'i begatojë me të mirat e veta. E ata që i keni në pronësinë tuaj dhe kërkojnë prej jush t'i lironi në bazë të kompensimit, atëherë ua bëni këtë të mundshme me marrëveshje, nëse e dini se janë të besueshëm dhe jepuni nga pasuria që ua ka dhënë All-llahu juve. Mos i detyroni robëreshat tuaja të bëjnë imoralitet, e për shkak të ndonjë fitimi të kësaj bote, derisa ato dëshirojnë të jenë të pastra. E kush i detyron me dhunë të bëjnë atë, All-llahu i falë ato pas atij detyrimi. All-llahu falë dhe është mëshirues. (Nur): 33
Zotohu para Zotit tënd.
Thuaj: "Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t'i mvishni All-llahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti, dhe ndaloi të thoni për All-llahun atë që nuk e dini se është e vërtetë. (A'raf): 33
Allahu tregon edhe për ata që nuk embajnë fjalën për të cilët thotë:E ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën All-llahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur, bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq. (Rra'd): 25
Allahu na largoftë nga zinaja dhe amoraliteti.

Shkroi:Ilir Saliu,Kumanovë

Monday, September 14, 2009

Zekati dhe dashuria ndaj xhenetit


Zekati dhe dashuria ndaj xhenetit

O vllezër u po shihja dike që qanë dhe nuk mund tia ndalja lotin ,pase a thua vallë unë këtë pasuri nuk dua ta kem të pastër a thua vallë zemra ime u nxi ? vallë ajemi ndokund ?
Thotë Zoti i madhëruar në Kuran:"Lëmosha e zeqatit është vetëm për të varfrit, për nevojtarët, për ata që janë ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, për lirimin e skllevërve, për të rënduarit nga borxhet, për (luftëtarët në) rrugën e Allahut dhe për udhëtarët e mbetur rrugëve. Këto janë detyrat e vëna prej Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë." (Teube, 60)
Zekati bën pjes në pesë shtyllat e islamit që do të thotë se është nj[ë gjë e rëndësishme. . Nëse zekati jepet në formën që e kërkon islami dhe u shpërndahet kategorive të përmendura në ajetin e mësipërm, nuk do të kishim kaq shumë të varfër.
Zekati ashtu siç jepet për ari,argjend,monedha apo vlera monetare, jepet edhe për dridhërat ,
është 2.5 % dhe është obligim që të jepet çdo vit. Zekati i pasurisë është 2.5 % dhe është obligim që të jepet çdo vit.
Nëse drithërat vaditen me ujin e shiut, zekati i tyre është 10 % e prodhimit. Por nëse vaditen artificialisht, me krahë pune, atëherë jepet 5 % e prodhimit. Në fakt, të japësh zekatin është një kënaqësi e veçantë. Ti do të ndihmosh një familje të varfër duke u kthyer buzëqeshjen në fytyrë.
Zoti i Madhëruar thotë në Kuran:“O ju që keni besuar, bëni ruku dhe sexhde, adhurojeni Zotin dhe bëni vepra të mira me shpresë që të shpëtoni”. (Haxh, 77)
Ndihmo pasi që do të fitosh diçka të mahnitshme që sta ka pare syri dhe sta ka dëgjuar veshi për këtë thotë Zoti i madhëruar:"Kam pregatitur për robët e Mi, gjëra që nuk i ka parë syri, nuk i ka dëgjuar veshi dhe nuk i ka imagjinuar kush."
Profeti a.s u tha:"Xheneti është dritë që shkëlqen, borzilok që tundet, ka kështjella të larta, hyri të bukura dhe të hijshme, stoli të shumta, fruta të shumëllojshme, lumenj që nuk shterojnë kurrë."




Sunday, September 6, 2009

Largohu nga etja për gjumë,mu afro dua bashkim o vëllai im


O ju besimdrejtë!Ta dini dhe mos haroni mbajeni në mendjen tuaj dhe përcjelleni këtë fjalë,kuptojeni se të gjithë muslimanët janë vllezër.Muhamedi s.a.v.s ka thënë o ju robt e allahut ju të gjithë jeni vllezër pa marë parasysh identitetin kombëtar a etnik ose racën tuaj.
Rreth kësaj çështj mes tjerash Muhamedi s.a.v.s ka thën se nuk ka kurfar përparsie arabi ndaj joarabit ,as i kuqi ndaj të ziun , e as i ziu ndaj të kuqit. Të gjithë ne jemi pasardhës të Ademit ndërsa Ademi është nga dheu, kto janë fjalët e pejngamberit s.a.v.s.
Po nëse o vëllezër bota po formon grupe të ndryshme kundër muslimanëve , dhe kur e dine se disa jemi në jug ,disa në lindje , perëndim e veri dhe nuk kemi fuqin e duhur por prap e mendojnë atë se sa do të jemi të shpërndar prap ne do i ndihmojm njëi tjetrit me lutje
tek Allahu.
Po jo o vllezër të dashur neve na duhet bashkim , e bashkimi jonë do ndalë edhe atë shtetin me flamur 50 yllësh edhe të tjerët që formojn grupe si G8, G20 e tjërë p one nuk ja kemi frigën atyre ne i frigohemi vetëm Allahut tek Ai mbështetemi dhe ndihmë kërkojmë.
Më kujtohen ca fjalë të mësuesit tim i cili na patë treguar një fabulë ku flitej për 7 vëlleyrit të cilit jetonin larg njëri tjetrit dhe filluan të ndiejn probleme të ndryshme pasi që nuk kishin përkrahje nga njëri tjetri,një ditë babai I tzre I thirri të 7 vlleyërit dhe ju tha që të provojn ti thzejn 7 thuprrat të cilat babai I kishte bër bashk , por ata nuk arritën dhe kështu babi iu dha nga një thupërr të gjithve por ndryshe nga hera e pare ata arritën që ti thyejn ato një nga një , në fund babai I tyre jut ha se nësë do jeni të bashkuar asksh nuk mund tju thyej e nëse vazhdoni të rrini ndaraz do ballafaqoheni me probleme të ndryshme ndoshta edhe me humbjen e jetës tuaj o ju djemt e mi………….
Lezoje o vëllai im këtë fabul dhe mbush sytë e tu me lotët e dashuris për mua dhe nisu për tek unë mbase duam bashkim.
Para vetes ke tërë jetën time dhe tëndën o vëllai im, mendo si do jetoje pa mua dhe si unë do jetoja pa ty duke mos patur se kush të na mbrojë shpinën tone duke ndejtur të vetmuar duke mos pasur kujt ti a tregojsh hallet e tua o vëllai im ...
O vëllai imp o të kasha qenë unë pran teje e tip ran meje a thua vallë a do derdhte gjak vllau ynë në Gaza mu përgjigj!?
O vëlla unë qëndaj dhimbjen e vëllut tim bashkë me të do të kasha qenë më i mirë, më nurnritur nëse do I kasha ndejtur pranë atij gjatë asaj dhembje që ai e njente dhe po vazhdon ta ndjejë.nëse vëm dy pika të kuqe në dy skaje e një të zëzë afër njërës të kuqe do shohim se e zezë do dominoj se të kuqes nuk po I mungon vllau dhe po I ikë larg kurse e zezë është bashkuar më ata të cilët e ndihmojn dhe smund ta dallosh a është një vend apo dy e më tepër, mendohu…
A nuk na bën presjon vetë mendja jonë , a nuk na thotë le të bëhemi një pike e fortë e pathyeshme , sunduese e botës..
Një bashkim I zni si tog do tna bën që botën ta sundojn, dhe kudo në botë do shkel këmba e muslimanit , do ndihet këndimi I kur’anit e ezani kudo do jehojë pasi muslimanët ti bashkojë ……
Ja Allah na bën bash të gjith neve umetin e pejngamberit s.a.v.s(Amin)..

Shkroi:Ilir SALII Kumanovë

Saturday, September 5, 2009

Bioxhozi- sëmundja e kohës!!!

Duke menduar për kohën dhe arritjet e njerzimit në lëmi të ndryshme prap ngecjet janë të shumta, librat me vëllime të shumta ndoshta edhe të pa numërushme flasin për bixhozindhe pasojat e tij...
Bixhozi-sëmundja e kohës, kështu mund ta quaj këtë hap të qabuar të njerëzimit pa u menduar se mos vallë mund të gaboj në titullimin e kësaj eseje...
Edhe pse varfëria është shumë e madhe dhe niveli i të menduarir “në nivel të lartë”.
Të pyesim pse vallë këta njerëz pasi dinë të mendojnë, pasi që Allahu ja u dhuroi diturinë pse vallë këta njerëz nuk largohen nga kjo sëmundje(bixhozi),pasi që mund të lexojnë dhe të dëgjojnë fjalë që flasin gjithmonë kunder bixhozit , pse vallë nuk aktivizojn memorijen e tyre të vrazhdë që mendon gjithmonë në gjëra të këqija , të cilat gjatë rrugëtimit që marin të shpien drejt e në ferrin e botës tjetër në xhehenem, pse vallë ndodh kështu?
Apo ndoshta në ato vende(bastoret,kazino...)ku harxhoni ose lini buk ën e fëmijëve tuaj nuk ju duket si lojë bixhozi, e as humbje kohe por mendoni se kjo është humbje kohe e shpërdorim i pasurisë të cilën Allahu dhul xhelal ua dha juve.....
Ta dini o ju njerëz se kjo dhunti jo e mirë që ju e merni si krenari ju shpie drejt e në ferrin e xhehenemit (Allahu i largoft nga ky denim të gjithë muslimanët o ju mendohuni se pas vdekjes nukpendimi është i kotë andaj pendohuni që tani o ju njerëz.....!
O ti që je lindur musliman e që je vite më i ri se unë a nuk të vjen turp të sillesh rreth fjalëve të një të riu i cili mund të pati qenë ndoshta edhe nxënës i yti....
Apo nuk ka rëndësi për një veper që e vepron ti a flitet mir apo keq më thuaj o ti që je lindur m,usliman më trego cili ishte shkaku që ti po le dinin e Allahut dhul xhelal mu përgjigj o ti njeri ,o ti i mjer mu përgjigj ...
O ti njeri a e din se në ditën e gjykimit do dalësh i bankrotuar a mendon në këtë gjë ë pra ma thuaj le ta dëgjoj zërin o ti i mjer ………?
Në saje të shpirtit tend ti sheh një lule me erë të këndëshme por duke qenë I mundur nga padituria jote ti nuk dine se mbas asaj lule me erë të këndëshme fshihet ferri I botës pas ringjalljes në ditën e gjykimit…..
O ti vëllai kthillu dhe mbushu në mend një her e për gjithmon dhe kuptoje se pas asaj që ti e quan lumturi fshihet ajo e padëshirueshmja apo e hidhura që të djeg në fundin e zemrës
Provo të jetosh pa kënaqësin embas së cilës fshihet e hidhura provo dhe do e
kuptosh se më mir do ja kalosh provo o ti që po më dëgjon provo
se do të ndjesh lumturi si në këtë botë njëashtu edhe në ahiret………

Allahu në Kur`an thotë: JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘INNEMAL-HAMRU WEL-MEJSIRU WEL-’ENSABU WEL-’EZLAMU RIXHSUN MIN ‘AMELI ESH-SHEJTANI FAXHTENIBUHU LE’ALLEKUM TUFLIHUNE (EL-MA’IDEH: 90).
‘INNEMA JURIDU ESH-SHEJTANU ‘EN JUKI’A BEJNEKUMUL-’ADAWETE WEL-BEGDA’E FIL-HAMRI WEL-MEJSIRI WE JESUDDEKUM ‘AN DHIKRI ELLAHI WE ‘ANI ES-SELÆTI FEHEL ‘ENTUM MUNTEHUNE (EL-MA’IDEH: 91).
O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.
Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?

Shkroi: Ilir SALIJI, Kumanovë