
A thua po të mos ishte shoqëria ?
A thua a do mund të jetonim pa të?
Padyshim se shoqëria është rrugë e cila shpie nga e keqja dhe nga e mira për këtë Allahu në Kur’an porosit dhe thotë: O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejta kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në gjoksat tyre është edhe më e madhe. Ne pra, ua kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni.Besimtarët të mos i miqësojnë mosbesimtarët, e t'i lënë manash besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjë, përveç nëse është për qëllim ruajtja prej të keqes së tyre. All-llahu ua tërheq vërejtjen me dënim prej Tij, pse vetëm tek All-llahu është e ardhmja. (Ali Imran): 118,28.
Sigurisht se shoqëria më e mirë është ajo fetare e cila të mbron nga devijimi dhe jo ajo e devijuar nga besimi ec ila të shpie drejt humbjes .
Për këtë Allahu xh.sh thotë :
O ju që besuat, mos i zini miq jobesimtarët e t'i lini manash besimtarët! A doni t'i sillni All-llahut argument të qartë kundër vetës! (Nisa): 144
O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.
Mik (i afërt) juaji është vetëm All-llahu, është i dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin dhe japin zeqatin duke bërë rukuë (duke qenë respektues).
E kush ka për mik All-llahun, të dërguarin e Tij dhe ata që besuan, s'ka dyshim se ana (pala-krahu) e All-llahut është ngadhënjyese.
O ju që besuat! Mos i merrni për miq ata të cilëve u është dhënë libri para jush edhe as jobesimtarët që me fenë tuaj tallen dhe luajnë. Kini dro All-llahun po qe se jeni besimtarë.
Edhe thirrjen (ezanin) tuaj për namaz ata e marrin për tallje e lojë. Me këtë vërtetojnë se janë popull që nuk kupton. (Maide): 51,55-58
Sigurisht se besimtarët dallojnë nga jobesimtarët dhe ata ndalojnë nga e keqja .
Sigurisht se në një vend të huaj nuk e keni shoqërinë e atdheut prej nga shkuat por atje mund ta gjeni shoqërinë e duhur por lrgohuni se mund të kapeni për shoqërin e devijuar.
Allahu xh.sh. në Kur’an thotë:
O ju që besuat, nëse keni dalë (prej vendlindjes) për hir të luftës për rrugën Time, duke kërkuar kënaqësinë Time ndaj jush, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan të vërtetën që u erdhi juve. Ata e dëbojnë të dërguarin dhe ju, sepse i besoni All-llahut, Zotit tuaj, e ju fshehurazi u ofroni miqësi, po Unë më së miri e di atë që e keni fshehur dhe atë që e keni publikuar. Ai që punon ashtu nga pala juaj, ai e ka humbur rrugën e drejtë.
Pritet që All-llahu të verë miqësi ndërmjet jush dhe atyre që kishit armiqësi, All-llahu është i fuqishëm, All-llahu falë mëkatet, është mëshirues.
All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë.
All-llahu ua ndalon t'u afroheni vetëm atyre që ju luftuan për shkak të fesë, që ju nxorën prej shtëpive tuaja dhe që ndihmuan dëbimin tuaj; ju ndalon të miqësoheni me ta. Kush miqësohet me ta, të tillët janë dëmtues të vetvetes. (Mumtehinet): 1,7-9.
Shkroi:Ilir SALIU,Kumanovë
No comments:
Post a Comment